Reagon edhe ‘Hamasi’ në lidhje me ambasadën e Kosovës në Jerusalem

Zëdhënësi i grupit islamik “Hamas”, Hazem Kasem, ka deklaruar se hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem është “shkelje flagrante” e të gjitha rezolutave ndërkombëtare, raporton Tanjug.

Ai gjithashtu ka pretenduar se ky veprimi është një “prirje ndaj okupimit”.

Kosova të dielën e ka hapur misionin diplomatik në Jerusalem, si pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit të arritur vitin e kaluar.

Statusi i Jerusalemit është një nga pengesat më të mëdha për arritjen e marrëveshjes së paqes midis Izraelit dhe Palestinës, sepse palestinezët pretendojnë se Jerusalemi Lindor është kryeqyteti i tyre, ndërsa Izraeli e konsideron atë si kryeqytet i pandashëm i këtij vendi.

Hamas u themelua në vitin 1987 menjëherë pas shpërthimit të kryengritjes palestineze (intifada e parë) si degë e Vëllazërisë Ndërkombëtare Myslimane. Në përputhje me ndikime të tilla, ideologjia e Hamasit bazohet në islamizmin Sunni dhe në aspiratat e nacionalzimit dhe anti-Sionist./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *