Reagon Krenar Osmani pas vendimit për shtyerjen e regjistrimit të popullsisë: Marrëveshje pa praninë e asnjë politikani shqiptar

Kryetari i lëvizjes “Boll më” si dhe ish kreu i tifozëve “Ballistët” në Tetovë, Krenar Osmani, ka reagur pas marrëveshjes së Zaev dhe Mickoskit për shtyerjen e procesit të regjistrimit të popullsisë në llogarinë e tij personale në Facebook:

“Pas marrëveshjes së Zaevit dhe Mickovskit pa praninë e asnjë politikani shqiptar, zgjidhja dhe zgjedhja e vetme është që partitë shqiptare, elita intelektuale, veprimtarët politik dhe kombëtar të bashkohen si një trup i vetëm, të krijojnë Këshill Kombëtar dhe këtë mllef të akumuluar ndër dekada ta kanalizojnë NË MOSBINDJE QYTETARE!

Mosbindje qytetare e cila minimumin e kompromisit duhet ta ketë FEDERALIZIMIN/KANTONIZIMIN e këtij karton-shteti.” Shkruan Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *