Kryetari i lëvizjes “Boll më” si dhe ish kreu i tifozëve “Ballistët” në Tetovë, Krenar Osmani, ka reagur pas marrëveshjes së Zaev dhe Mickoskit për shtyerjen e procesit të regjistrimit të popullsisë në llogarinë e tij personale në Facebook:
“Pas marrëveshjes së Zaevit dhe Mickovskit pa praninë e asnjë politikani shqiptar, zgjidhja dhe zgjedhja e vetme është që partitë shqiptare, elita intelektuale, veprimtarët politik dhe kombëtar të bashkohen si një trup i vetëm, të krijojnë Këshill Kombëtar dhe këtë mllef të akumuluar ndër dekada ta kanalizojnë NË MOSBINDJE QYTETARE!
Mosbindje qytetare e cila minimumin e kompromisit duhet ta ketë FEDERALIZIMIN/KANTONIZIMIN e këtij karton-shteti.” Shkruan Osmani.