Regjistrohen 186 shkelje në trafik, 68 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (13.03.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit janë regjistruar 186 shkelje, prej të cilave68 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për mos vënien e rripit të sigurisë. Janë shqiptuar edhe 6 gjoba për përdorim të telefonit, tre për ngasje të makinës në gjendje të dehur. Janë gjobitur edhe 2 vozitës që kanë kaluar në të kuqe në semafor si dhe 43 të tjerë për parkim të parregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *