Reshjet e borës kanë zbutur mungesën e ujit, temperaturat e ulëta dëmtojnë pemët dhe bletët


Temperaturat e ulëta dhe moti i ndryshueshëm ditët e fundit do t’i dëmtojnë kulturat bujqësore. Por bora që ra më 21 mars nuk do të shkaktojë aq shumë dëme, madje është e mirëseardhur sepse sasia e ujit do t’i mbushë rezervuarët që u boshatisën për shkak të thatësirës së vjeshtës.

Është shumë herët të parashikohet se sa dëme do të ketë, sepse nuk janë marrë të gjitha të dhënat në terren. Mund të jetë si në vitet e kaluara kur kishim kushte të njëjta ose të ngjashme të motit gjegjësisht mund të ndodhë të kemi ulje të rendimentit, që nga ana tjetër do të kishte fruta më të mira në pemë…”, tha Angellko Angellevski- Agrometeorolog, Drejtoria hidrometeorologjike.

Fermerët tashmë kanë paralajmërojnë më pak fruta për këtë vit sepse disa nga kulturat nuk kanë arritur t’ju rezistojnë temperaturave të ulëta.

Në shkurt kemi pasur temperatura të ulëta, kemi pasur borë, tani kemi përsëri borë, që ka kontribuar në ngrirjen e disa kulturave. Pjeshkat dhe kajsitë janë të ngrira. Fatkeqësisht këtë vit do të kemi më pak nga këto fruta. Temperaturat e ulëta në shkurt bënë që disa vreshta të cilat janë në zona të ulëta të ngrijnë”, pohoi Vaska Mojsova, kryetare e Federatës Nacionale të Fermerëve.

Përveç implikimeve negative për frutat, moti i ftohtë dhe i ndryshueshëm gjithashtu ka efekt të keq në bletari sepse bletët nuk dalin për të mbledhur polen. Nga Ministria e Bujqësisë thonë se pas raportit të marrë bujqësor të përgatitur nga Enti Hidrometeorologjik, do të vendosin nëse dhe çfarë masash do të merren nëse duhet të ndihmohen kultivuesit e frutave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *