Rexhepi: Qeveria mos të diskriminojë qytetarët, vazhdon bllokada në Kuvend

Deputeti nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Skender Rexhepi në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend tha se ky koalicion nuk pranon që të mbahet seancë me të vetmen pikë në rend dite për miratimin e pakos së pestë ekonomike, transmeton Alsat. Rexhepi tha se Qeveria nuk duhet të diskriminojë qytetarët, dhe se bllokada në Kuvend do të vazhdojë derisa të gjendet zgjidhje për Ligjin për Shtetësinë.

Në lidhje me atë që Micevski kërkoi seancë urgjente e që VMRO-ja e gatshme të mbështes pakon e 5 të masave ekonomike:

“Konsideroj që propozimi që të mbahet seancë me një pikë të rendit të ditës për ne është i papranueshëm dhe ne gjithsesi kemi përgatitur çdo lloj metodologjie të bllokimit të çdo komisioni përkatës, përfshi Komisionin për Financa dhe Buxhet që ta kuptojnë qytetarët. Qeveria nuk guxon të diskriminojë qytetarët në ata të cilët qenkan të mirë, të kapshëm dhe të mundshëm nesër për të fituar vota nga ato dhe qytetarë të cilëve nuk dëshirojnë të ju ndihmojnë në asnjë pako, qoftë me zgjedhjen e shtetësisë, sepse nga ata nuk shohin interes zgjedhor nesër.”, tha mes tjerash Skender Rexhepi nga koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *