Rita Ora zbulon një tjetër surprizë për fansat(Foto)

Vetëm pak javë pasi publikoi mini-albumin që mban titullin “Bang”, Rita Ora ka publikuar versionin akustik të të gjitha këngëve që janë pjesë e tij. Këtë gjë e ka bërë me dije këngëtarja shqiptare përmes një postimi në rrjete sociale.

Advertisement

“Versioni akustik i “Bang” është i disponueshëm!! Linku në bio-n time për ta shpërndarë, dëgjuar dhe më dërgoni reagimet tuaja! Shkova në studio dhe i rikëndova, në mënyrë që të keni dhe një qasje akustike. Më pëlqeu shumë t’i këndoja këngët në këtë version.”, shkroi ndër të tjera Rita.

Rita mori vëmendje të madhe me publikimin e mini-albumit, në të cilin u shfaq me veshje tradicionale. Për realizimin e tyre, këngëtarja tregoi se ka bashkëpunuar me stilistin nga Kosova, Valdrin Sahiti.

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, Rita u shpreh: “Fillimisht kur më erdhi ideja për të realizuar këtë mini-album, doja të bëja një paraqitje vizuale të mahnitshme, për të prezantuar prejardhjen time, gjë që e kam bërë gjithmonë me artin tim.”

Advertisement

Leave a Reply