RMV, sot fillon vaksinimi i personave mbi 77 vjeç, “AstraZeneka” nuk do t’ju jepet atyre nën 60 vjeç

Sot, rreth 20.000 qytetarë mbi 77 vjeç, fillojnë imunizimin me vaksinën “AstraZeneka”, e cila mbërriti përmes mekanizmit Kovax.

Ata do ta marrin vaksinën në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin. Në Shkup, qytetarët do të vaksinohen në tre pika, në poliklinikat “Jane Sandanski“, “Çair”dhe “Bukuresht“. Sot, vaksinat e para do t’i pranojnë edhe qytetarët në Prilep, Ohër, Gostivar, Shtip, Kumanovë, Veles, Manastir, Strumicë dhe Kavadar.

Nga e premtja do të fillojë vaksinimi në Tetovë, Strugë, Negotinë, Kriva Pallankë, Vevçan, Vallandovë, Rostushë, Gostivar, Gjevgjeli, Dellçevë, Shën Nikollë, Resnjë, Demir Hisar, Krushevë, Makedonska Kamenicë, Kratovë, Kërçovë, Koçan, Probishtip, Dibër, Pehçevë dhe Makedonski Brod.

Pikat e vaksinimit në të gjithë vendin do të punojnë në dy ndërrime, do të jenë të hapura nga ora 8 e mëngjesit deri në ora 8 pasdite, nga e hëna në të premte.

Informacionin për terminin, qytetarët e marrin nga mjeku amë.

Përmes mekanizmit Kovax, të dielën arritën 24.000 vaksina AstraZeneca, nga të cilat 4.000 fillimisht u njoftuan për të punësuarit në infrastrukturën kritike shtetërore, si të punësuarit në MPB dhe ARM, gazetarët, gjykatësit dhe prokurorët, shoferët e autobusëve të NQP, zjarrfikësit, edukatorët e kopshteve dhe të punësuarit në pikat pagesore rrugore.

Sidoqoftë, vaksinimi i kësaj kategorie duket se nuk do të ndodhë pasi mbrëmë ministri i Shëndetësisë,Venko Filipçe tha se vendi do të ndjekë shembujt e Kanadasë dhe Gjermanisë dhe nuk do të vaksinojë prsonat nën 60 vjeç me vaksinën Astra Zeneka. Ai shtoi gjithashtu se do t’i drejtohen Agjencisë Evropiane të Mjekësisë (EMA) për pozicionin në lidhje me vaksinën AstraZeneka pas vendimeve të Kanadasë dhe Gjermanisë.

“Sot ka dy njoftime të reja nga Kanadaja dhe Gjermania, të cilat njoftuan ajo vaksinë nuk do t’u jepet atyre grupmoshave. Ne biseduam sonte dhe morëm një qëndrim, ndërsa nesër do ta bëjmë zyrtare. Do të fillojmë me grupin më të vjetër të qytetarëve tek të cilët nuk kanë ndodhur efekte të tilla anësore me trombozë. Do të presim dhe do t’i dërgojmë letër Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) të na përgjigjen nëse dhe çfarë pozicioni do të marrin ata në lidhje me këtë vaksinë. Do t’i ndjekim rekomandimet e këtyre dy vendeve derisa të konfirmohet ndryshe. Pas raporteve nga Kanadaja dhe Gjermania, ne kemi vendosur të ndjekim rekomandimet e tyre dhe të mos vaksinojmë me AstraZeneka persona nën moshën 60 vjeç. Sigurisht që nesër do të fillojmë vaksinimin e qytetarëve mbi 77 vjeç”, tha Filipçe.

Deri më tani në vend janë vaksinuar 7.005 persona, gjegjësisht punonjës shëndetësorë nga Kovid-qendrat. Ministria akoma nuk ka të dhëna se sa shtetas të Maqedonisë janë vaksinuar në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *