Rrëfimi rrënqethës: “A t’ia bëjmë sikur atij tjetrit” – kështu e kishte rrahur komandant “Ujku” një person rreth të 40-tave në Jabllanicë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur në luftë me nofkën “Komandant Ujku”, është arrestuar sot në Belgjikë, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Shala, i cili ishte duke jetuar në Belgjikë, akuzohet për krime lufte. Aktakuza kundër tij është konfirmuar nga gjykatësi i procedurës paraprake të Speciales. Ai po mbahet i ndaluar, në pritje të transferimit për në paraburgimin e Speciales në Hagë.

“Ujku”, gjatë kohës së luftës ka qenë i angazhuar në zonën e Dukagjinit si komandant në fshatin Dujakë.

Ndërsa, së fundi është duke qarkulluar edhe një pjesë e librit “Lufta dhe dilemat shqiptare”, të gazetarit Maxhun Smajli, ku personazh i një ngjarje është pikërisht ish-komandanti i arrestuar sot nga Specialje.

Aty theksohet se “Ujku” kishte filluar të provokonte dhe frikësonte në forma të ndryshme gazetarin Smajli.

“Pjetër Ukaj, i njohur me nofkën “Ujku”. “Ujku” në shtabin e Jabllanicës së Gjakovës provokon, kërcënon, keqtrajton dhe dhunon shqiptarë të pafajshëm njësoj sikur serbët. Ja si i paraqet autori i këtij libri sjelljet e “Ujkut”: Ky filloi të më provokojë […] duke i thënë një ushtari që ishte në këmbë përballë tij, prapa meje: “A ta çojmë atje?”. Pastaj e vari shufrën e gomës në një varëse në uniformën e tij dhe e nxori një thikë të ndryshkur, apo të papastruar nga gjaku… Të njëjtit ushtar i thoshte: “A t’ia bëjmë sikur atij tjetrit”, thuhet në këtë rrëfim.

Ndërsa, po ashtu në këtë pjesë të librit, tregohet po ashtu se si komandant “Ujku”, e kishte rrahur rëndë një person rreth të 40-tave.

“Apo edhe më keq: …Pasi hymë brenda dyerve të oborrit, në një plevicë në shtylla betoni, Ujku kishte qenë duke e rrahur një person rreth të 40-tave, … derisa e keqtrajtonte pa mëshirë, shikimin e mbante tek unë. Sikur donte të më thoshte se kështu do ta përjetosh edhe ti një dite. (faqe 91)”, thuhet në këtë liber.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *