Rregjistrimi i popullsisë më 1 Prill të vitit të ardhshëm – Do të ketë disa ndryshime

Deputetët me 61 vota pro, pa asnjë kundër dhe pa abstenim konkluduan se Projektligji për Regjistrimin e Popullsisë, Familjeve dhe Banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2020, është i pranueshëm në leximin e parë dhe mund të përcillet në lexim të mëtejshëm. Opozita nuk ishte e pranishme në sallë.

Regjistrimi është planifikuar të fillojë më 1 Prill të vitit të ardhshëm dhe do të kryhet nga Enti Shtetëror i Statistikave. Të dhënat pritet të jenë gati për gjashtë muaj. Regjistrimi do të bëhet me metodë të kombinuar, dmth ndryshe nga herat e kaluara, ku do të ketë pyetësorë elektronikë në laptopë dhe do të ketë komunikim me bazat e të dhënave nga ku të dhënat do të shkarkohen dhe plotësohen automatikisht nga terreni.

Për personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë të cilët përkohësisht punojnë ose banojnë jashtë vendit, të dhënat e referuara në nenin 10 të këtij ligji sigurohen nga një i rritur për të cilin ata janë më të njohur, duke i dhënë numrin e tyre personal të identifikimit dhe numrin personal të identifikimit të personit i cili i jep të dhënat në regjistrim. Për qytetarët-shtetas të Republikës së Maqedonisë të cilët përkohësisht punojnë ose qëndrojnë jashtë vendit, vetëregjistrimi do të mundësohet në periudhën prej 1 marsit deri më 21 prill 2020 në një aplikacion të veçantë i cili është në dispozicion në faqen e internetit të Entit Shtetëror të Statistikave.

“Qytetarët e Maqedonisë të cilët gjatë kohës së regjistrimit do të jenë jashtë territorit të vendit tonë do të jenë në gjendje të regjistrohen nga persona të afërt të cilat regjistruesi do marrë prej tyre numrin e identitetit të atyre qytetarëve” – kishte theksuar ish Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *