Rriten rezervat e naftës në SHBA

Rezervat komerciale të naftës së papërpunuar në SHBA u rritën me 2.4 milionë fuçi javën e kaluar, krahasuar me një javë më parë.

Administrata e Informacionit të Energjisë e SHBA-së (EIA) njoftoi se rezervat komerciale të naftës së papërpunuar në vend u rritën me 2.4 milionë mijë fuçi (0.5 për qind) javën e kaluar në afërsisht 500 milionë e 800 mijë fuçi.

Pritja e tregut ishte që rezervat do të rriteshin me afërsisht 2.7 milionë fuçi.

Rezervat strategjike të naftës së papërpunuar, të cilat nuk përfshihen në rezervat komerciale të naftës së papërpunuar, mbeten të pandryshuara në nivelin prej 637 milionë e 800 mijë fuçi.

Gjatë periudhës në fjalë, rezervat e benzinës në SHBA u rritën me 500 mijë fuçi dhe u regjistruan si 232 milionë e 100 mijë fuçi.

Rritet prodhimi i naftës

Importet e naftës bruto të SHBA-së u ulën me rreth 5 milionë e 323 mijë fuçi në ditë krahasuar me javën e kaluar, kurse eksportet e naftës u ulën me 113 mijë fuçi në ditë në 2 milionë e 520 mijë fuçi.

Prodhimi ditor i naftës bruto u rrit me 1.000 fuçi në periudhën 6-12 mars në 11 milionë e 360 mijë fuçi.

Sipas Raportit Afatshkurtër të Energjisë të EIA-së mars 2021, prodhimi mesatar ditor i naftës bruto të SHBA-së pritet të jetë 11 milionë e 100 mijë fuçi këtë vit dhe 12 milionë fuçi vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *