“Rruga deri te drejtësia është e ngadalshme!” 315 ditë pritet super-ekspertiza për fatkeqësinë e Llaskarcës

Koalicioni për Gjykim të Drejtë publikoi se Byroja për Ekspertiza Gjyqësore tashmë 315 ditë nuk ka përgatitur super-ekspertizën që e kërkon gjykata në lidhje me fatkeqësinë te Llaskarca. Gjykata me kërkesë të një pjese të të akuzuarve më 11 nëntor të vitit të kaluar kërkoi super-ekspertizë, por procesi është ndërprerë pothuajse një vit. Super-ekspertiza bëhet me kërkesë të gjykatës pasi dy ekspertizat e Prokurorisë dhe palës mbrojtjes nuk do t’i mundësojë Këshillit Gjykues t’i verifikojë faktet në tërësi. Sipas ligjit nuk ka afat të paraparë, por parashikohet që super-ekspertiza të bëhet në afat sa më të shkurtër. Tragjedia ndodhi para më shumë se 3 vjetëve e gjysmë, shkurt 2019, e deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësi për viktimat. Është akuzuar edhe vozitësi i cili mbijetoi. Në rastin “Tenderët” ku e akuzuar është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, mbi super-ekspertizën punohet tashmë 110 ditë.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply