Rruga e shembur e Banjës në Tetovë! Komuna Tetovës premton zgjidhje (VIDEO)

Edhe Rruga e banjës në Tetovë rrezikon kalimtarët në kohën kur kemi të reshura të shiut apo të borës. Rrëshqitje të dheut gurë në mes të rrugës dhe bllokim të rrugës ka çdo herë pas reshjeve të shiut apo borës.

Edhe pse kjo rrugë u ndërtua vetëm para dy vitesh, e njëjta vazhdon të përbëjë rrezik për kalimtarët. Në kohë dimri ky lokacion nuk është edhe aq i frekuentur për qytetarët por ato pak qytetarë që kalojnë janë të rrezikuar.

Rruga e banjës së Tetovës është një ndër rrugët më të rrezikshme sidomos kur kemi të reshura të shiut apo të borës, mosndërtimi i murit anësor e bën këtë rrugë më të rrezikshme sidomos në këtë periudhë.

Qytetarët që takuam nuk duan të flasin të gjithë para kamerave. Ata thonë se janë lodhur duke shprehur revoltën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *