Rryma e shtrenjtë, shumë kompani rrezikojnë mbylljen. Jovanovski: Qeveria të gjej zgjidhje që sektori i biznesit të mbijetojë

Për shkak shtrenjtimit të rrymës shumë kompani rrezikojnë të mbyllen me çka do të humben edhe shumë vende pune. Kështu paralajmëroi Nënkryetari i Odës ekonomike Zoran Jovanovski. Sipas tij Qeveria duhet patjetër të gjej zgjidhje që sektori i biznesit të mbijetojë.

“Para meje kam të dhëna konkrete për faturën e energjisë elektrike të një kompanie që është anëtare e Odës. Edhe pse në korrik të këtij viti kompania ka shfrytëzuar më pak energji elektrike se korriku i vitit të kaluar, fatura e saj e energjisë elektrike këtë vit është pothuajse gjashtë herë më e lartë se në korrik të vitit të kaluar. Vitin e kaluar për korrikun ajo ka paguar rreth një milion denarë, ndërsa këtë vit për korrik gjithsej gjashtë milionë denarë. Cili sektor i biznesit do ta durojë këtë dhe deri kur?”, tha Zoran Jovanovski, nënkryetar i Odës ekonomike.

Jovanovski po ashtu kujtoi se çështja e çmimit të energjisë elektrike nuk është aktuale vetëm tani, por është e rëndësishme edhe për të ardhmen. Shtoi se çmimi i energjisë elektrike për kompanitë e vendeve tjera të rajonit është më i ulët se i yni, dhe kjo i bën kompanitë tona jokonkurruese.

“Ta marrim një shembull të thjeshtë, të supozojmë se të gjitha vendet e rajonit jën nga një kompani e cila profhon produktin e njëjtë dhe se këto kompani konkurrojnë në mes vete, nëse supozojmë se të gjithë këto kompani janë harxhime të njëjta për të gjitha pikat, përveç asaj të energjisë elektrike, atëherë prodhimi i kompanisë nga Maqedonia do të jetë më i shtrenjti dhe më së paku do të shitet. Sipas burimeve të ndryshme Çmimi i energjisë elektrike në të gjitha vendet e tjera të rajonit është më i ulët se i yni, prandaj kompanitë tona janë çmime jo konkurruese”, tha Jovanovski.

Duke iu referuar të dhënave nga Regjistri Qendror, Jovanovski theksoi se në vitin 2021 janë fshirë 6995 persona juridikë, ndërsa në vitin 2022 sipas të dhënave të publikuara aktualisht janë fshirë 5324 persona juridikë.

Oda Ekonomike kërkon që propozimet që tashmë disa herë i kanë shpallur të shqyrtohen por edhe të pranohen. Sa i përket masave të Qeverisë për kursim të rrymës, Jovanovski tha se askush nuk duhet tu thotë kompanive se duhet të kursejnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *