Safije Sadiki: Sot nëna ime 72-vjeçare po i nënshtrohet për të satën herë provimit të njohjes së gjuhës maqedonase

Deputetja Safije Sadiki Shaini ka postuar një fotografi në rrjetet sociale me nënën e saj e cila momentalisht gjendet pa nënshtetësi, transmeton Almakos.

Nëna e saj 72 vjecare sot futet në provim të njohjes së gjuhës maqedonase me qëllim që ta marr shtetësinë maqedonase.

“ Sot nëna ime 72-vjeçare po i nënshtrohet për të satën herë provimit të njohjes së gjuhës maqedonase, me shpresë që kësaj radhe ta marrë shtetësinë.

50 vjet (gjysmë shekulli) e bën këtë betejë.

Pas kësaj moshe mund të mos i shërbejë më, por e postova këtë fotografi dhe këtë tekst që ta kuptoni betejën tonë në Kuvend.

Nëna shqiptare në Maqedoninë e Veriut përballet me një shtet diskriminues vetëm sepse është shqiptare. Asgjë tjetër.

Mbase tash e kuptojmë edhe se nuk është asgjë vonesa 1-mujore e një asistence ekonomike përballë gjysmë shekulli pritje.

“Procesi” vazhdon njësoj si te Kafka. Parashteti vendos për shtetin.

Prandaj, o SHTETësi për të gjithë o SHTET të bllokuar për të gjithë. “, shkruan Safije Sadiki Shaini./Almakos/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *