Sali Berisha: Ibrahim Rugovën donin ta ekzekutonin në vizitën e parë në Tiranë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka bërë një deklaratë tronditëse ku ka thënë se kishte persona që donin ta vrisnin atë dhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në vizitën e tij të parë në Tiranë.

Berisha, ka thënë se LDK-ja ishte frymëzim për shqiptarët, ndërsa tregoi edhe arsyen se pse donin ta ekzekutonin Rugovën.

“Presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaçi dhe personalitete tjera kishin dorë në nisjen demokratike të Kosovës. E dini që në vizitën e tij të parë në Tiranë, Rugovën dhe mua donin të na ekzekutonin se pse ai refuzoi të vendosi lule tek varri i Enver Hoxhës. U paraqit para shqiptarëve sikur mysafir i Sali Berishës. Për fanatikët ishte shumë e rëndë. Shkurt 1991, ka qenë takimi i parë me Rugovën”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *