Sekuestrohen 100 kilogramë marijuanë në Novo Sellë

Siç njoftuam më herët, në Vendkalimin kufitar Novo Sellë, në dalje nga Republika e Maqedonisë së Veriut, mbrëmë, gjatë kontrollit në një kamion MAN me targa Bullgare, i drejtuar nga një shtetas Bullgar, policia gjeti 102 pako marihuanë, të fshehura në një bunker të bërë posaçërisht.

Ministria e Brendshme informoi sot se zyrtarë policisor nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Substancave të Rrezikshme kanë arrestuar A.K (48), nga Republika e Bullgarisë, nën dyshimin e kryerjes së krimit “lëshimi i paautorizuar në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. “

Gjegjësisht, në periudhën prej ora 20:00 deri në 23:00 në Pikën e Kalimit Kufitar Novo Sellë, në dalje nga Republika e Maqedonisë Veriore, nga zyrtarët e policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me anëtarët e Drejtorisë Doganore, gjatë kontrollit të kamionit MAN, me targa bullgare, drejtuar nga shtetasi bullgar A.K, u gjetën 102 pako me narkotikë marihuanë, të fshehura në një bunker të bërë posaçërisht në pjesën e sipërme të automjetit, pra rreth 100 kilogramë drogë, sqarojnë nga Ministria e Brendshme në deklaratë.

Droga e gjetur nga ekipi mobil i Administratës Doganore iu dorëzua SPB Strumicë për procedurat e mëtejshme, ndërsa personi u arrestua në stacionin policor dhe gjatë ditës së sotme do të ngritet kallëzim penal nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, në bazë të Nenit 215 të Kodit Penal.

Me këtë, u parandalua një përpjekje tjetër për transport ndërkombëtar të drogës, dhe aksioni i fundit i policisë sonë është edhe një provë më shumë se lufta kundër krimit vazhdon pa kompromis, thuhet në njoftimin nga Ministria e Brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *