Sela: Ka ardhur koha që të bien maskat

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk po e pranon marrëveshjen për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, të arritur të hënën mes dy liderëve politikë maqedonas, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, të cilët përjashtuan të gjithë faktorin politik shqiptar.

Advertisement

Kryeministri Zaev dhe kryetari i VMRO DPMNE-së, Mickoski thanë se regjistrimi shtyhet për në shtator shkak të gjendjes së rënduar epidemiologjike.

“Ka ardhur koha që të bien maskat”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se kjo marrëveshje nuk ka asnjë peshë dhe si të tillë, opozita shqiptare nuk e pranon, ndërsa miratimin e Ligjit për shtyrjen e regjistrimit do ta bllokojë në kuvend përmes votimit të dyfishtë, i njohur si “Parimi i Badenterit”.

“Ka ardhur koha që të bien maskat. Ne qartë e themi se do të bllokojmë Ligjin për shtyrjen e regjistrimit përmes votimit të dyfishtë. I bëjmë thirrje të gjitha partive parlamentare shqiptare që të përdorin këtë mekanizëm dhe shtyrje të mos ketë. Të mos ketë shtyrje sepse qytetarët nuk mund të trajtohen si tallje ekspertimentale. Diaspora nuk është tallje eksperimentale në duart e Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit. Ata duhet të vazhdojnë të regjistrohen sikur edhe deri më tani”, ka deklaruar Sela.

Ai tha se vendimi i dy liderëve për të vendosur për një çështje kaq të rëndësishme ka rrënuar institucionet e sistemit.

“Nuk guxojmë që t’i lejojmë që të prishet rregullimi kushtetutes që ka të bëjnë me republikën parlamentare. Ne nuk kemi mbretër, kemi kryeministër, kemi deputetë, kemi ministra. Ata duhet të sillen konform detyrave që kanë”, ka deklaruar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Advertisement

Leave a Reply