Serbët me kritika për logon e re të FFK-së: “Shqiptarët pretendojnë se ata janë pasardhës të Ilirëve”

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zbuluar dje fanellat e reja për sezonin 2021/22 dhe logon e re të FFK-së, dhe kjo zgjedhje e FIFAs dhe UEFAs nga mediet serbe po cilësihet si skandaloze.

Ashtu si zakonisht, edhe kësaj radhe ka pasur reagime nga Serbia, të cilët madje kërkojnë një reagim edhe nga FIFA e UEFA.

Sipas “Kurir”, Kosova me publikimin e fanellave të reja dhe logos së re, është duke provuar të falsifikojë historinë, pasi në logo është paraqitur edhe një “rrotë”, e cila në fakt është simbol i diellit, që është marrë nga flamuri Dardan (dielli Dardan simbolizon një fillim të ri, ngritje me mundësi të reja, me shenja trimërie).null

Por, sipas mediumit serb, simboli i përdorur në logo ndodhet në vendin arkeologjik të Ulpianës, vend i cili ndodhet afër Graçanicës, duke aluduar kështu se ajo u takon atyre.

Mediumi serb shkon aq larg sa edhe shkruan se “shqiptarët pretendojnë se ata janë pasardhës të Ilirëve”.

Image

Megjithatë, pavarësisht se çfarë pretendojnë serbët, kuptimi i vërtetë i logos është ky:

Në të janë të paraqitura gjashtë yjet e flamurit të Kosovës, një ‘rrotë’ e cila në fakt është simbol i diellit, që është marrë nga Flamuri Dardan (dielli Dardan simbolizon një fillim të ri, ngritje me mundësi të reja, me shenja trimërie). Dhe gjithashtu është i paraqitur edhe një top, i cili nënkupton se dy forca të reja do të bashkohet si mburojë e zemrës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *