Serbia mbyll dyqanet dhe restorantet në fundjavë

Autoritetet serbe kanë marrë vendim për mbyllje të dyqaneve jo të domosdoshme, si dhe bareve dhe restoranteve këtë fundjavë, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me coronavirus.

Kufizimet do të nisin së zbatuari nga ora 21:00 e së premtes deri më 15 mars, bazuar në njoftimet qeveritare.

Të gjitha dyqanet do të jenë të mbyllura gjatë fundjavës përveç atyre të ushqimit, barnatoret, qendrat mjekësore dhe stacionet e naftës.

Të gjithë ngjarjet publike do të pezullohen po ashtu.

Nxënësit e shkollave fillore do të nisin mësimin online nga java e ardhshme, ka thënë zyrtari i lartë shëndetësor Zoran Gojkoviq.

Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar më shumë se 4,500 raste të reja me coronavirus një ditë më parë, dhe 24 viktima të shkaktuara nga sëmundja COVID-19, që shkakton coronavirusi.

Në përgjithësi, autoritetet kanë regjistruar më shumë se 507,000 raste dhe mbi 4,600 viktima prej kur ka shpërthyer pandemia. /rel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *