Serbia raporton mbi 5 mijë raste të reja me Covid-19

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 29 persona nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 5.305 raste të reja me këtë virus. Aktualisht janë hospitalizuar 5.277 persona, ndërsa 228 persona janë në respiratorë.

Nga dje, janë testuar 17.208 persona, ndërsa 5.305 janë pozitiv ndaj koronavirusit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 5.305, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 542.209. Deri tani në mbarë vendin janë testuar 3.235.608 qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *