Sergio Ramos bllokon transferimin e Ronaldos tek Real Madrid?!

Qarkullojnë lajme të reja lidhur me zërat e ditëve të fundit për një transferim të mundshëm të Cristiano Ronaldo tek Real Madrid.

Advertisement

Shtypi spanjoll po shkruan cdo ditë për këtë temë, duke u fokusuar tek problemet financiare të Juventusit që kërkon të lirohet 1 vit para nga kontrata e tij prej 31 milionë euro.

Sipas Diario Gol, problemi në këto negociata është pikërisht kapiteni aktual i Real Madrid, Sergio Ramos i cili ka kontratën në skadencë dhe duket se ka vënë veton lidhur me transferimin e portugezit.

Sipas Ramos, Ronaldo do të prishte harmoninë e grupit dhe do të rrezikonte reputacionin e senatorëve të ekipit me rrogën e tij “faraonike”.

Duket ama se spanjolli ka marrë pohimin nga drejtuesit se portugezi nuk është prioritet në merkato për momentin.

Advertisement

Leave a Reply