Shahpaska: Qytetarët që kanë humbur vendet e punës për shkak të krizës, do të jenë grupet me prioritet për punësim

Qytetarët që i kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të krizës së Covid-19 dhe kategoritë e rrezikuara, do të jenë grupet me prioritet për punësim në planin e ri dhe të rregullt për punësim. Për këtë janë planifikuar 25 milion euro nga buxheti. Kompanitë duhet t’u përmbahen kritereve rigoroze për të marrë mbështetje shtetërore. E para është që mos të kenë humbje, të mos kenë të larguar punëtorë ose nëse kanë të punësuar me kohë të papërcaktuar.

Advertisement

“Gjatë përzgjedhjes së kandidatëve që kanë aplikuar për ndonjë masë, flas për kandidatë si persona të papunë të interesuar, si dhe kompani që aplikojnë gjatë përzgjedhjes, duhet të pasqyrojmë pasqyrën e shoqërisë sonë. Duhet të ruhet llojllojshmëria, pavarësisht nga gjinia, mosha, feja, përkatësia etnike e kategorive të rrezikuara të qytetarëve’ deklaroi Jagoda Shahpaska – ministre e punës dhe politikës sociale

Prindër të vetëm, fëmijë pa prindër, të rinj deri në 29 vjeçare, më të vjetër se 50 vjet, viktima të dhunës familjare janë pjesë e kategorive për të cilat shteti do të sigurojë subvencione për paga.

“Programi i vetëpunësimit këtë vit do të lejojë 1,762 persona të papunë të fillojnë biznesin e tyre dhe të bëhen sipërmarrës. Programi i subvencionimit të pagave do të sigurojë mbështetje për punësimin e 866 personave të papunë që e kanë më të vështirë të hyjnë në tregun e punës, mbështetja financiare është 19 mijë denarë në muaj subvencion i pagave për një periudhë prej 3, 6 ose 12 muaj’ pohoi Abdush Demiri – Drejtor i Agjencisë së Punësimit.

Sipas të dhënave, pandemia ka lënë pothuajse 19 mijë persona pa punë, ndërsa përmes planit operativ, i cili do të zgjasë gjithë vitin, Qeveria pret të punësohen 10,300 persona.

Andrea Çobanova

Advertisement

Leave a Reply