SHB “Shkupi” reagon pas deklaratës së ministres Stefoska

Shtëpia Botuese Shkupi, sot nëpërmjet një kumtese lëshuar mediave ka reaguar pas deklaratës të ministres së Kulturës Irena Stefoska.

Nga atje thonë se lufta e tyre do të vazhdojë deri sa ta bindin ministrinë dhe publikun se u është bërë shkelje dhe se është marrë vendim i gabuar.

“E falenderojmë Ministrinë e Kulturës, që me Reagimin e saj në mënyrë indirekte, e pranon që në aspektin e “vlerësimeve letrare dhe të arriturave artistike, nuk ka asnjë vërejtje”, që praktikisht pranon që reagimi ynë ishte i drejtë. Prandaj, ne si shtëpi botuese kemi të drejtë morale dhe ligjore të vazhdojme edhe më fuqishëm përpjekjet tona që të pranohen 8 projektet botuese nga Edicioni ynë special LËTËRSI E SHPËRBLYER BOTËRORE 2021 dhe pjesëmarrja në 4 panairet ndërkombëtare (Frankfurt, Stamboll, Tiranë dhe Sofje. “Arsyetimi” kryesor që “përkthyesit letrar” nuk janë shtetas të Maqedonisë, në fakt është jashtë kritereve të vetë Ministrisë, prandaj ne nuk heqim dorë nga kërkesa që të pranohen të gjitha projektet.

Betejën tonë do ta vazhdojmë gjer në fund, në mënyrë që të bindim edhe ministrinë edhe publikun se te këto projekte është bërë një shkelje e rëndë dhe është marrë një vendim i gabuar, i cili nuk mund të arsyetohet me asnjë argument duke u thirrë në kriteret e Ministrisë së kulturës”, thonë nga Shtëpia Botuese Shkupi.

Ndërkaq kujtojmë që dje nga Ministria e Kulturës theksuan se gjatë aplikimit i ka munguar korrespodenca me organizatorët, me të cilën vërtetohet pjesëmarrja dhe realizimi i tyre në panaire, deklaratat nga pjesëmarrësit/ bashkëpunëtorët në projekt, si dhe vërtetim për mjetet e siguruara nga burime tjera financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *