SHBA-ja mund ta arrijë imunitetin e tufës deri në verë

Ritmi i administrimit të vaksinave në SHBA vazhdon të përmirësohet në secilën ditë, duke e sjellë vendin më afër imunitetit të tufës.

Këtë javë, presidenti amerikan Joe Biden tha se vendi do të ketë vaksina të mjaftueshme për çdo të rritur deri në fund të muajit maj, transmeton Telegrafi.

Si rrjedhojë, një analizë e CNN e të dhënave federale tregon se imuniteti i tufës ka gjasa të mos jetë edhe shumë larg.

Me ritmin aktual prej rreth 2 milionë dozave në ditë – mesatarja e shtatë ditëve të fundit të dozave të administruara, të cilat u raportuan nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)  – SHBA-ja mund ta arrijë imunitetin e tufës deri në verë vetëm përmes vaksinimeve.

Palët e imunitetit të tufës për COVID-19 janë vlerësuar vetëm në këtë pikë. Por, ekspertët në përgjithësi bien dakord që dikur midis 70 për qind dhe 85 për qind e popullsisë duhet të mbrohet për të “shtypur” përhapjen, një nivel që Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive e kishte thënë kohët e fundit.

Më shumë se 8 për qind e popullsisë – gati 28 milionë njerëz – tashmë janë vaksinuar plotësisht në SHBA, sipas CDC. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *