SHBA, përleshje mes grupeve pro dhe kundër Trumpit

Në përleshjet e shënuara në New York të SHBA-së mes grupit mbështetës të ish-presidentit Donald Trump dhe grupit kundërshtar që kërkon heqjen e flamurit “racist” të varur në njësinë e zjarrfikësit janë arrestuar 3 persona.

Anëtarët e grupit “Black Lives Matter” (Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen) zhvilluan protestë në New York për heqjen e flamurit të varur në Departamentin e zjarrfikësit Long Island dhe i cili thuhet se posedonte simbole “raciste”.

Pasi mbështetësit e Trumpit kërkuan të zhvillojnë protestë kundër protestës në fjalë, bëri që debati në fjalë të shndërrohet në përleshje.

Theksohet se pas ndërhyrjes së policisë në ngjarje u arrestuan të paktën 3 protestues.

Gjithashtu edhe dje në sheshin “Times” në New York u shënuan përleshje mes mbështetësve të Trumpit dhe grupeve kundërshtare. /TCH/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *