SHBA rrit presonin ndaj Serbisë/ Palmer bisedon me Vuçiç për njohjen e Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrisin presionet ndaj Beogradit zyrtar  për nënshkrimin e marrëveshjes me Serbisë dhe Kosovës për njohjen reciproke të tyre.

I dërguari special i Departamentit Amerikan të Shtetit, për Ballkanin Perëndimor Mattheë Palmer në një bashkëbisedim virtual me ambasadorin amerikan në Beograd, Anthony Godfrey kanë diskutuar edhe për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Palmer është pyetur gjatë bisedës se a ka biseduar me Vuçiçin për Kosovën dhe si ia ka shpjeguar atij insistimin që marrëveshja Kosovë-Serbi të përfundojë me marrëveshje reciproke.

Zyrtari amerikan theksoi se një nga interesat prioritare të SHBA është pikërisht stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor dhe vlerësoi rolin konstruktiv të Serbisë në iniciativat rajonale, të tilla si “Shengeni Rajonal” dhe projekte të shumta të infrastrukturës.

Edhe presidenca serbe ka konfirmuar se me Palmer është diskutuar mbi marrëveshjen me Kosovën.

“Presidenti Vuçiç theksoi posaçërisht se Serbia do të vazhdojë të përpiqet për arritjen e një kompromisi të vërtetë dhe të qëndrueshëm në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Metohisë, duke mbrojtur interesat e serbëve atje, si dhe duke ruajtur shtetin dhe interesat kombëtare të Serbisë”, thuhet në deklaratën për median.

Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe shtoi se ai pret që dialogu të vazhdojë së shpejti, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe duke rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për dialog dhe bisedime për çështje të diskutueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *