Shfaqen probleme me gjakun, pesë shtete pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZaneca

Shfaqen probleme me pacientë që kanë marrë dozat e para të vaksinës AstraZaneca kundër COVID-19.

Advertisement

Pesë vende pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Rregullatori kombëtar i ilaçeve në Austri ka pezulluar përdorimin e një serie të vaksinës AstraZeneca pasi katër pacientë u diagnostikuan me gjendje të rrezikshme të mpiksjes së gjakut pas marrjes së dozës, raporton PA, transmeton lajmi.net

Katër vende të tjera – Estonia, Lituania, Luksemburgu, Letonia – kanë pezulluar përdorimin e saj për të lejuar koha që Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut të Farmakovigjilencës së EMA (PRAC) të kryejë një hetim.

Sipas kësaj agjencie, pjesë e grupit të vaksinave që u përdorën në Austri janë një milion doza që janë shpërndarë në 17 shtete të Bashkimit Evropian.

Ndryshe, vaksinën e AstraZenecas dhe Oxfordit kundër koronavirusit, Kosova pritet ta marrë falas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.

Advertisement

Leave a Reply