Shisnin vaksina të rreme kundër COVID, Interpol ‘çmonton’ rrjetin dhe paralajmëron: Çdo vaksinë që…

Policia në Kinë dhe Afrikën e Jugut ka kapur mijëra doza të vaksinës së falsifikuar Covid-19 dhe ka bërë me dhjetëra arrestime.

Në Kinë, policia bëri 80 arrestime në një fabrikë që pretendohet se prodhonte doza vaksine, ku u gjetën të paktën 3,000 doza.

Tre shtetas kinezë u arrestuan në një depo në Gauteng, Afrika e Jugut, ku u zbuluan ampula që përmbajnë 2400 doza.

Në një deklaratë ditën e sotme, Interpol tha se po merrte gjithashtu raporte edhe për grupe të tjera mashtruesish që shesin vaksina të rreme.

Duke njoftuar çmontimin e rrjetit të vaksinave të rreme, Interpol theksoi se asnjë vaksinë e aprovuar nuk ishte “aktualisht në dispozicion për shitje në internet”.

“Çdo vaksinë që reklamohet në faqet e internetit, nuk është legjitime, nuk është e testuar dhe mund të jetë e rrezikshme”, njofton Interpoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *