Shitjet “online” në Maqedoni, biznese të pakontrolluara

Produkte me cilësi të dyshimtë, dërgim të porosive pa fatura fiskale, dërgesat me vonesë- janë vetëm disa nga ankesat e qytetarëve nëpër rrjetet sociale që blejnë online. Nga shoqata e tregtisë elektronike për Alsat thonë se qytetarët duhet të kenë kujdes kur blejnë nga shitësit në Facebook. Shumica e tyre nuk janë të regjistruar si kompani dhe në këtë mënyrë, blerësi nuk merr konfirmim të porosisë. Tek ata që punojnë në mënyrë legale, pagesa bëhet online ose nëse pagesa bëhet në dorë, paraprakisht kërkojnë faturë fiskale, që përfshihet me Ligjn e tregtisë elektronike.

Advertisement

“Gjëja e fundit që e kemi vendosur është bexhi për tregtar të verifikuar i cili bën dallim midis tregtarëve elektronikë të cilët plotësojnë rregulloret themelore ligjore që kërkohen. Por ka edhe tregtarë elektronikë që nuk e kanë, sepse për këtë bexh, duhet së pari të aplikojnë për të kontrolluar nëse gjithçka është siç duhet”, tha Viktor Stojkoski- Sekretar i përgjithshëm i Shoqatës për tregti elektronike.

Nga Asociacioni thonë se nuk ka dallim midis detyrimeve të kompanive online dhe atyre  tradicionale që ofrojnë shitje dhe shërbime fizikisht. Por, nëse qytetarët nuk janë të kënaqur me produktin, përveç në Asociacionin për tregti elektronike, mund të ankohen në Organizatën e konsumatorëve, por dhe në Inspektoratin shtetëror të tregut. Por si e parandalon këtë Ministria e financave, nuk morëm përgjigje.

“Si do të parandalohet ky kanal i ri i ekonomisë gri,  nuk morëm përgjigje nga Ministria e Financave. Njohësit thonë se shteti duhet t’i zbulojë dhe adresojë shitjet e paligjshme që nga rruga shesin të njëjtat produkte në rrjetet sociale”

Qytetarët e anketuar të ndarë në mendime për blerje përmes internetit.

“Sa shpesh përdorni blerjen në internet? Shumë”.

 “Jo, nuk blej. Pse. E preferoni mënyrën tradicionale? Jo, thjesht nuk blej në internet. Asnjëherë? Jo”.

 “Shumë rrallë. Pse? Nuk e di, nuk e kam shprehi”.

Të dhënat zyrtare thonë se në tre tremujorët e parë të vitit të kaluar, qytetarët kanë shpenzuar 155 milion euro në blerjen përmes internetit. Krahasuar me vitet e tjera, vitin e kaluar ka pasur rritje drastike të blerjeve nga kompanitë maqedonase në krahasim me tregtarët e huaj.

Ile Petreski

Advertisement

Leave a Reply