Shkaktoi shpërthim me molotov, arrestohet i riu nga Tetova

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme është arrestuar një i ri nga Tetova pasi i njëjti ka shkaktuar një shpërthim duke përdorur molotov.

“Mbrëmjen e djeshme (15-mars) rreth orës 23:00, në rrugën ,,146“ në Tetovë, efektivët e policisë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria 26-vjeçarin R.M. nga Tetova, i cili më parë kishte shkaktuar një shpërthim me një pajisje të improvizuar (shishe-të mbushur me lëndë djegëse-molotov), të cilën e kishte vendosur në një murr rrethues dhe më pas kishte tentuar që të ikte. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pasi çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar plotësisht, do të përgatiten parashtresa adekuate”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *