Shkëndija ua djeg shpirtin komitëve, vjen reagimi nga tifozët e Vardarit: Turp i madh!

Shkëndija turpëroi Vardarin në Shkup, duke e mundur me rezultat 6:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-t në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Pas kësaj humbje të thellë, Vardari zbret në pozitën e 9-të në renditjen tabelare me vetëm 27 pikë të tubuara, duke rrezikuar kështu mbijetesën në mesin e ekipeve më të mira në Maqedoni. Këtë humbje të thellë nuk kanë mundur ta kapërdijnë edhe tifozët e Vardarit, të quajtur “Komitët”, të cilët pas ndeshjes kanë reaguar përmes një komunikate në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *