Shkup, një i moshuar hyri në lumin Vardar dhe nuk doli më

Një person i moshuar dje është futur në lumin Vardar, në pjesën e lumit që kalon në qendrën e Shkupit, njofton MPB. Sipas policisë, personi i gjinisë mashkullore, është futur në lum afër Fondit Pensionalo Invalidor dje pasdite rreth orës 17 e 20.
“Rasti është lajmëruar në polici. Edhe përkundër kërkimeve të bëra, trupi i tij nuk është gjetur”, njoftoi MPB.
Policia supozon se personi në fjalë është fundosur dhe ka ndërruar jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *