Shkup, policia ka sanksionuar 88 vozitës, 20 për tejkalim të shpejtësisë, 19 për vozitje pa leje

Në territorin e qytetit të Shkupit, dje më 21 mars, policia ka shqiptuar gjithsej 88 masa, mes të cilave 20 sanksione për vozitje përtej shpejtësisë së lejuar dhe 19 për vozitje pa patentë shoferi, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Katër sanksione janë shqiptuar për përdorimin e telefonit celular gjatë vozitjes, një sanksion për vozitije nën ndikimin e alkoolit, 26 për parkim në mënyrë të paligjshme të automjeteve.

“Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Iu bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *