Shkupi fiton derbin ndaj Vardarit, Struga-Renova ndahen me barazim

Skuadra e Shkupit ka fituar derbin e kryqytetit, duke triumfuar përballë Vardarit me rezultat 2:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 23-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Dy golat e fitores për skuadrën nga Çairi i realizuan, Rexhinaldo në minutën e 29-të dhe Gligorov në të 66-tën. Me barazim pa gola është mbyllur ndeshja ndërmjet Strugës dhe Renovës, ndërsa Shkëndija fitoi Pelisterin në Tetovë, falë Valmir Nafiut që shënoi tre minuta para fundit. Në takimet tjera, Makedonija Gjorçe Petrov u mposht nga Sileksi me rezultatin 0:3, ndërsa Boreci mundi Bellasicën me shifra minimale 1:0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *