“Shtetësia”, Aziri: Nuk kërkojmë asgjë të jashtëzakonshme, por një të drejtë që u takon qytetarëve

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në “Programi 200”,  derisa komentoi bllokimin e punës së kuvendit përmes numrit të madh të amendamenteve,  tha se koalicioni ASH-AA, me propozim/ligjin për shtetësinë nuk kërkon asgjë të jashtëzakonshme, por një të drejtë që u takon qytetarëve dhe që është e garantuar me kushtetutë.  Sipas tij institucionet e shtetit duhet të ishin në funksion të qytetarëve, dhe në funksion të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve dhe jo të jenë  kufizuese të të drejtave të tyre.

“Ne nuk po bëjmë asgjë të jashtëzakonshme, përpos që po tregojmë një gatishmëri që prej mundësive që i kemi të nxisim tema të cilat janë në programin tonë dhe që janë në interes të qytetarëve.  Koalicioni ynë në mënyrën më konstruktive e priti 100 ditshin e  Qeverisë, një periudhë që është e zakonshme për çdo Qeveri në botë dhe pas asaj ne filluam gradualisht që të nxisim tema. Tema e parë dhe tema kryesore ishte Ligji për shtetësi. Dhe ne në procedurë normale të rregullt, përgatitëm, propozimin tonë me 14 amendamente dhe e dorëzuam në procedurë të rregullt parlamentare dhe shkoj gati se dy muaj kryetari i Kuvendit nuk e procesoj më tutje… Në momentin që ne e kemi propozu propozim ligjin për shtetësi, apriori ne nuk kemi besua se si i tillë ligji do të kalon, sepse ne nuk i kemi 61 deputetë, ne jemi vetëm 12 deputetë. Por ne kemi të drejtë morale dhe të drejtë ligjore që ta nxisim si temë, dhe është Kuvendi dhe trupat kuvendore ku do të diskutohet. Por tendenca për ta marr të drejtën për të diskutu tema për ne është e papranueshme aq më tepër kur bëhet pjesë për tema që janë me rëndësi vitale për jetën e qytetarëve”, tha Elmi Aziri, koalicioni ASH-AAA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *