Shuhet “Grupi i zjarrit”, pajtohet me Ali Ahmetin

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas takimit që pati me grupin e zjarrit u shpreh se në BDI nuk ka as zjarr e as flakë, mirëpo ka unitet, raporton SHENJA.

“Nuk pa pasur zjarr. Nuk ka pasur grup zjarri. Tash mos më futni të marr të gjitha kumtesat që kanë qenë paraqitje publike, që kanë qenë të anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në faza të ndryshme të përiudhë së dy dekadave. Më 15 tetor do të ketë mbledhje të Këshillit të të Përgjithshëm si organ më i lartë në mes të dy Kongreseve. Këshilli i Përgjithshëm do të zgjedhë kryesinë, do të zgjedhë këshilli mbikqyrës dhe pasi të përfiundojë mbledhje me këshillin e përgjithshëm, kryesia në kohën e mbetur tërhiqet për të zgjedhur organet e tjera të partisë”, u shpreh Ahmeti.

Asgjë nuk e cenon unitetin e BDI-së, të gjitha janë në kuadër të normalitet”, u shpreh më tej Ahmeti. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *