Simovski: Vetëm korona mund ta anulojë regjistrimin e popullsisë

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Apostoll Simovski jep sinjal për shtyerje eventuale të regjistrimti të popullsisë. Edhe pse deri tani të gjithë përfaqësuesit qeveritarë edhe përkudnër pandemisë që po zgjatë për më shumë se një vit, deklaronin strikt se regjistrimi duhet të mbahet sepse është rekomandim i BE-së, duket se tani koronavirusi do të bëhet shkak për shtyerjen e tij. Simovski sot deklaroi se regjistrimi do të shtyhej vetëm nëse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse vlerëson se nuk është e sigurt që ai të mbahet.

Apostoll Simovski, Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës

“Të vetmit që mund të propozojnë shtyrjen e regjistrimit për shkak të Kovidit është Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, nëse vlerësojnë se situata është e tillë që të mos mundet të kontrollohet, duhet t’i japin rekomandim Qeverisë që të sjellë një vendim të tillë”.

Për TV Kanal 5 Simovski tha se procedura është e tillë dhe se Komisioni vendos për këtë, prandaj Enti Shtetëror i Statistikës nuk mund të ndikojë asgjë mbi këtë çështje. Sipas tij ESHS e ndjek të gjithë situatën dhe eventualisht nëse Komisioni sjell rekomandim dhe ajo procesohet, ata do t’i respektojnë të gjitha rekomandimet.

Apostoll Simovski, Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës

“Nëse jep rekomandim, shkon në procedurë, në Shtabin e Krizës, e pastaj në Qeveri. Megjithatë që ne eventualisht të shtyjmë duhet në fund të ndryshohet edhe Ligji, që nënkupton ndryshim të zgjidhjes ligjore, e ajo është procedurë e madhe”.

Përndryshe, deri sot në mëngjes në orën 8:30 përmes aplikacionit për vetëregjistrim janë evidentuar gjithsej 47.794 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *