S’ka më ushqim luks në Qeveri, Kovaçevski: Nuk do të blihen fruta deti, bajame, lajthia…

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se ka sjellë vendim me të cilin në Qeveri nuk do të mund të blihen fruta deti, bajame, lajthia me para të qytetarëve, raporton SHENJA.
Ai tha se këtë vendim e ka sjellë pasi ditë më parë, Shërbimi për Punë të Përgjithshme të Qeverisë, kishte njoftuar për blerjen e frutave të detit, e që shkaktoi reagime të shumta në opinion.
Marrëveshja e parë ishte në vlerë prej 787 500 denarë, ose më shumë se 12 800 euro, ndërsa kishte të bëj me peshk të freskët.
Marrëveshja e dytë në vlerë prej 262 500 denarë, ose 4 268 euro. Për këtë shumë, kompania e kontraktuar duhej ta furnizon Qeverinë me peshk të ngrirë dhe oktapod.
Dhe marrëveshja e tretë për fruta deti në vlerë prej 210 000 denarë ose 3 415 euro. /SHENJA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *