Skandal i Afrim Gashit: Në 2001 na ndodhi një marrëveshje e imponuar nga shqiptarët kundrejt maqedonasve

Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës dhe partner i koalicionit të Aleanca për Shqiptarët, mbrëmë ka qenë mysafir në emisionin “Flej nëse mundesh”, në Televizionin Alfa, televizion ky i afërt me VMRO-DPMNE-në.

Në një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale shihet Gashi se si e trajton marrëveshjen e Ohrit – si të imponuar nga shqiptarët dhe se shumë maqedonas edhe sot e kësaj dite nuk mund të pajtohen me të, transmeton Gazeta Populli.

Aty Gashi thotë: “Dhe çfarë na ndodhi? Në 2001 na ndodhi marrëveshje e imponuar, këtë rradhë nga shqiptarët kundrejt maqedonasve, dhe pajtohem plotësisht se ende edhe sot e kësaj dite numër i madh i maqedonasve këtë nuk mund ta pranojnë”./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *