Sot takohen Zaev dhe Mickoski

Në Klubin e Deputetëve, me fillim prej ora 13:00, sot do të mbahet takimi mes dy liderëve të partive maqedonase, atij të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Temë qendrore duket të do të jenë regjistrimi i popullsisë dhe kodi zgjedhor. Mickoski ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do ti lejojë regjistruesit të futen në shtëpi pasi nuk janë të vaksinuar dhe vlerëson se paraqesin rrezik të bartin korona virusin. Qeveria ka pranuar se do ti vaksinojë ata, por VMRO-DPMNE vlerëson se nuk ka tanimë kohë të mjaftueshme nëse regjistrimi fillon më 1 prill. Në temën e dytë, ndryshimet në kodin zgjedhor, Zaev dhe Mickoski do të bisedojnë për pajisjen me aparaturë për gjurmët e gjishtërinjëve dhe modelin zgjedhor në zgjedhjet e ardhshme lokale. Opozita maqedonase kërkon që kryetarët e komunave të zgjidhen që në rreth të parë, ndërsa do të shqyrtohet edhe modeli për lista të hapura në zgjedhjet për këshilltar komunal si dhe modeli me një njësi zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply