Spahiu: Pse Shqipëria i ka udhëheqsit politik, më psikopat, më banal, më ordiner, më të pa edukuar se Kosova?

Shkruan Kreshnik Spahiu në akountin e tij në Facebook:

“Ju lutem lexojeni deri në fund: 👇👇👇
Pse Shqipëria i ka udhëheqsit politik, më psikopat, më banal, më ordiner, më të pa edukuar se Kosova?

Ndonëse Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Albin Kurti kanë më pak shkollim, më pak specializime jashtë, më pak eksperiencë, më pak traditë, më pak tituj shkencor, krahasuar me “Profesor-Doktorët” e Shqipërisë, si Berisha, Rama, Basha, Monika apo Meta, ndonëse ata të Kosovës vinë nga lufta dhe burgjet, ndonëse ata vijnë nga dhuna dhe pumbat, krahasuar me këta me këta 5 udhëheqsit tanë të rritur dhe shkolluar mes luksit, apo mes universiteteve të Europës, ata në Kosovë nuk janë sjellë si të çmendur apo si të sëmur psiqik as kur kan humbur zgjedhjet, madje as kur u janë vendosur prangat. Ata kanë pritur me qetësi humbjen, ata kanë pritur si burra edhe burgun.
Pse këta të shkolluarit e Shqipërisë janë më rrugaçë se ata të Kosovës?
Si gjykoni ju: Këta psikopatët e Shqipërisë:

  • janë të çmendur,
  • janë ordiner,
  • janë të inkriminuar,
  • janë të friksuar apo
  • thjesht aktorjnë?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *