Spasovski: Do të dënohet secili qyetetar i cili nuk e respekton orën policore

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sonte ka dal në terren për të parë se a po respektohet ora policore në vend. Ai deklaroi se secili që nuk do të respektoj orën policore do të dënohet.

“Këtë masë restriktive e dimë që askush nuk e dëshiron por ne qoftë se dëshirojmë të mbrojmë veten dhe qytetarët është e pashmangshme vendosja e orës policore dhe në këtë mënyrë e ndërpresim zingjirin e shpërndarjes së virusit. Dua poashtu t’u faleminderoj policëve që gjatë gjithë kohës kane qenë në terren”, tha Spasovski.

Ndryshe nga sonte prej orës 22 ka filluar ora policore dhe do të zgjasë deri në ora 5 të mëngjesit në të gjithë territorin e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *