Spasovski: Policia do të inspektojë vikend shtëpitë dhe do të dënojë

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në konferencën e sotme për shtyp u dërgoi mesazh atyre që japin me qera vikend shtëpi të – të mos japin me qira objektet e tyre për natën e Vitit të Ri, sepse do të pasojnë sanskione.

“Askush nuk i dëshiron këto masa, por ato janë të pashmangshme në këtë periudhë. Ne kemi nevojë për të ndihmuar veten. Nuk ka ndalim për marrje me qira të vikend shtëpive për familjet. Por është krim dhënia me qira e vikend shtëpive për grupe njerëzish. Ne reagojmë në mënyrë parandaluese ndaj atyre që japin me qera vikend shtëpi. Do të ketë kontrolle të intensifikuara. Do të ketë shumë punë për policinë, por shëndeti i qytetarëve është një përparësi kryesore dhe vikend shtëpitë do të inspektohen dhe do të pasojnë gjoba.

“Dhënia me qira e vilave është një përgjegjësi serioze,” tha Spasovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *