Stojançe Angellov: Dje Artan Grubi bëri gjest të mirë që i nderoi “Branitellat”

Ish-gjenerali policor dhe njëherit kryetari i “Dostoinstvo-s”, Stojançe Angellov ka komentuar veprimin e djeshëm të zëvendëskryeministrit, Artan Grubi i cili mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 40-vjetorit të formimit të njësitit “Tigrat”.

Advertisement

Ai në një deklaratë për Kanal5 e ka quajtur këtë veprim të Grubit si një “akt i bukur”, transmeton GazetaPopulli.

“Dje zv/kryeministri Artan Grubi ka bërë një akt të bukur- qëndroi para monumentit të ‘Tigrëve’ të ndjerë, mes të cilëve ka edhe pjesëtarë të vrarë në luftën e 2001-it. Por sot, disa pjesëtar të UÇK-së dolën me komunikatë me të cilën e dënuan këtë, gjest të tij human, duke i kujtuar atij se ‘Tigrat’ kanë vrarë shqiptarë. Kjo nuk është e saktë. Branitellat maqedonas nuk kanë vrarë shqiptar, por e kanë mbrojtur atdheun”, ka thënë Angellov.

Advertisement

Leave a Reply