Sulejmani bëhet Dushan, 24 vjeçari nga Kosova ndrron fenë

Ishte viti 2018 kur Dushan Obrenoviq, 24 vjeçar i lindur nga një martesë e përzier shqiptaro-boshnjake i cili kishte lindur me emrin Sulejman Muratoviq, por që zgjodhi të përqafojë besimin ortodoks.

Mediat serbe i dhanë vëmendje të madhe pasi ai mori pjesë në liturgjinë për ipeshkvin serb Atanasij të Hercegovinës dhe Zahumjes, i cili vdiq nga koronavirusi.

Dushani u bë i njohur për publikun e gjerë në Serbi, në vitin 2018, kur kaloi në ortodoksi.

“Unë nuk kam kaluar në besimin ortodoks vetëm jam kthyer, pasi paraardhësit tanë ishin ortodoksë”, citohet të ketë thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *