Taravari: VMRO dhe LSDM gjithmonë bashkë kundër shqiptarëve, kështu po veprojnë edhe për shtetësinë (Video)

Kryetari i Gostivarit njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari, ka akuzuar partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM se bëhen gjithmonë bashkë kundër të drejtave të shqiptarëve. Në një intervistë për gazetën LAJM, Taravari tha se me bllokimin e Ligjit për shtetësi, partitët kryesore maqedonase po tregohen johumane duke penguar realizimin e një të drejte elementare të qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

“Ne erdhëm në një situtatë që patjetër të vepronim ashtu. Ne propozuam një Ligj për shetetësi që është shumë me rëndësi që ka të bëjë edhe me çështje humane, edhe për sigurimin shëndetësor të njerëzve që jetojnë në Maqedoni 20-30 vite. Konsideronim se do të kemi amendamente edhe prej partive tjera, BDI, VMRO apo SDSM dhe ishim të gatshëm për të pranuar amendamentet, ndryshimet që ta bëjmë një ligj që do të ishte funksional, me të vetmin qellim që ata njerëz që nuk kanë sigurim shëndetësor, shtetësi t’i sigurojnë ato. Dhe kur e pamë se pala maqedonase, VMRO-LSDM janë njësoj të cilat kur vie në pyetje çështja shqiptare kanë qendrim unik dhe të përbashkët, njëra dhe tjetra bllokojnë edhe ne vendosëm që të veprojmë ashtu, nëse ato e kanë stilin e veprimit edhe ne do të bllokojmë”, tha Taravari në një intervistë për gazetën LAJM.

Në këtë intervistë, Taravari flet edhe për ofertën e kryeministrit Zaev për ta përfshirë VMRO-DPMNE-në në Qeveri, për zgjedhjet lokale, kandidimin e tij eventual për Gostivarin, si dhe për bashkëpunimin me Alternativën. Intervistën me Taravarin mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *