Të rinjtë nuk brengosen për Covid-19: Në rrjetet sociale filluan të kërkojnë vila ose apartamente për natën e Vitit të Ri!

Dalëngadalë po i afrohemi fundit të këtij viti, dhe euforia për festën e Vitit të Ri nuk është aq e madhe sa ka qenë në vitet e mëparshme. Arsyeja për këtë është pandemia e koronavirusit, e cila dha një goditje të rëndë dhe shkaktoi dëme të mëdha në të gjithë botën.

Advertisement

Lokalet në Maqedoninë e Veriut punojnë deri në orën 21 që prej kohë më parë, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit, por edhe për të ndihmuar punpnjësit e shëndetësisë.

Nata e Vitit të Ri nuk do të mund të festohet deri në mëngjes nëpër lokale, kështu që të rinjtë po kërkojnë mundësi. Ata në rrjetet sociale kanë filluar të kërkojnë shtëpi ose apartamente fundjave me qira për festat e Vitit të Ri.

Në fejsbuk-grupin “Цимер дека си бе цимер (roomates and accomodation) e cila shërben për të marë me qira apartamente dhe dhoma për studentë kryesisht brenda Maqedonisë, u shfaqën dy njoftime në të cilat disa të rinjë po kërkojnë strehim per Vitin e Ri dhe masat padyshim që shkelen – kërkohet strehim për tetë deri në dymbëdhjetë persona.

Me këtë automatikisht nuk respektohen protokollet e Ministrisë së Shëndetësisë, ku është e ndaluar grupimi i më shumë se katër personave në hapsirë të hapur.

Advertisement

Leave a Reply