Teste falas për Covid-19 në Greqi, qytetarët mund t’i bëjnë vetë nga shtëpia

Qytetarët e Greqisë do të kenë mundësinë që të “vetëtestohen” falas për koronavirusin. Lajmin e bëri të ditur Akis Skertsos gjatë një konference për mediat.

Siç raportohet të jetë shprehur Skertsos, çdo qytetar do të jetë në gjendje të bëjë një test falas në javë, në farmacinë e lagjes, pa recetë. Këto janë teste individuale që qytetarët do të jenë në gjendje t’i bëjnë vetë.

Zv/ministri tha se këto teste që mund të bëhen nga vetë qytetarët nga shtëpia, u mundësuan nga qeveria me synimin që të kontrollohet përhapja nga njëra anë, dhe që të lehtësohet hapja e tregut nga ana tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *