Tetova bëhet me autobus elektrik

Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” – Tetovë njofton se janë pajisur me autobus elektrik, përcjell TV21. Nga N.P. “Tetova Transport” – Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së premte do të prezantohet autobusi elektrik, ndërsa qytetarët do të kenë mundësinë të voziten pa pagesë gjatë promovimit.

“Për kënaqësinë tonë të madhe, më 30 shtator 2022 (e premte), në Tetovë do të prezantohet modeli i autobusit elektrik ISUZU NOVOciti. Ky autobus është me energji elektrike, nuk përdor karburant që lëshon grimca të dëmshme në ajër dhe është i destinuar për transportin publik të qytetit. Ky autobus do të qarkullojë nëpër Tetovë më 30 shtator 2022 (e premte). Në fillim në ora 09:55, nisja do të jetë nga Universiteti i Evropës Juglindore (SHTUL).Vozitja do të jetë falas për të gjithë qytetarët e Tetovës”, thonë nga N.P. “Tetova Transport” – Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *